.

Replika e ashpër e Bashës: Shqiptarët nuk kanë para për bukë, Rama jep 350 mijë euro për kondicionerë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste tha se opozita, përfshirë PD dhe LSI kanë bërë çmos që të pengojnë Reformën në Drejtësi dhe Vettingun nga frika gjatë vitit të kaluar.

Basha i është përgjigjur Ramës, duke i kujtuar atij mënyrën se si e zgjodhi kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku. Sipas Bashës Marku u zgjodh pa kaluar më parë vettingun.

“Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete.

Ne Shqiperi jane 300 mije shqiptare qe nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret.

I bejme thirrje kurajos me te larte te qytetare, t’i bashkohen Partise Demokratike per rrugen e daljes. Partia Demokratike do te tregoje me vepra dhe jo me fjale se eshte gati t’i prije shqiptareve per te rikthyer shpresen se te nesermen do ta ndertojme ne vend”, replikon Basha nga Fieri.