.

Rama në Asamble: Ja pse u ndanë përfundimisht rrugët tona me LSI

Në bilancin e 100 ditëve të para të qeverisë, kryeministri Edi Rama tregoi për herë të parë një nga arsyet madhore pse PS-ja dhe LSI-ja u ndanë.

Sipas tij, aleati i dikurshëm në qeveri është tashmë në një kamp me opozitën, pasi sipas tij donin të kompromentonin reformën në drejtësi. Rama u shpreh se ishte i gatshëm të rrezikonte qeverinë, para se të vihej në rrezik reforma në drejtësi.

“Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha por edhe me shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve fale përpjekjeve kolosale ta mandatit të parë dhe bindjes së krijuar prej njerëzve se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund të patrazuar nga të tjerë aftësinë e vetë qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE. Ky shpërblim ishte fitorja në mandatin e dytë, më e madhja e PS. Në këto 100 ditë të para ne kemi arritur të bëjmë ato ç’ka kemi vendosur si objektiva. Po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm. Viti u karakterizua nga një betejë për drejtësinë i hapur qysh në vitin paraardhës dhe besoj se e përcaktoi PS si udhëheqësen dhe garanten e reformës në drejtësi, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra ana kampi i reformistëve dhe gjithë atyre që e duan këtë reformë të shkojë deri në fund si e vetmja mundësi për të pasur drejtësi të drejtë dhe kampi i të tremburve që tani më është zgjedhur edhe me përfshirjen haptaz të aleatëve tanë të mandatit të parë. Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohet ecuria e reformës në drejtësi. U përpoqëm ta mbajmë gjallë aleancën për Shqipërinë Europiane dhe për të mos kompromentuar reformën në drejtësi ndamë rrugët tona me aleatin tonë në qeveri”,- sqaroi Rama.