.

Ermali kërkoi burrë për Kejvinën/Komentuesit: Si mund të bësh këto kompromise për një vend pune

Velina e programit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, u bë objekt i komenteve të shumta në rrjetet sociale, pasi moderatori Ermal Mamaqi postoi në foton e saj me diçiturën: “Kërkojmë burrë për këtë vajzën… të interesuarit të lënë një CV te recepsioni i ‘TV Klan’. Dasma sponsorizohet nga @amievent_official.” Nuk ka vonuar shumë dhe kanë shpërthyer komentet nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar këtë një “kompromis të ulët të bërë nga vetë velina, vetëm për një vend pune”. Komenteve iu bashkëngjit edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila iu drejtua Mamaqit me fjalët: “Në qoftë se ia gjeni Kejvinës, ma gjeni dhe një mua”.

Natyrisht, që shumë prej komentuesve e e kanë marrë me shaka këtë shpallje të Ermalit, duke u vetëofruar si burrat e ardhshëm. Ndërsa të tjerë e kanë refuzuar si propozim, duke shprehur mospëlqimet e tyre për velinën, që janë; zëri pak i trashë dhe mënyra se si vishet. Kejvina u bë objekt i portaleve që në emisionin e parë, pas largimit të Rashel Kolanecit. Ajo u prezantua me një fustan të kuq, që u pasua me një një video provokuese + 18 ku një vajzë super sexy shfaqej pa mbathje. Kjo video u postua në një profil, që mbante emrin e velinës së emisionit “Xing”. Në këtë Fan Page kishte po të njëjtat publikime, që gjendeshin dhe në faqen zyrtare të modeles sexy, por ajo e mohoi. Ajo i bëri të gjithë të flisnin pasi doli në emision me një fustan që i lejonte t’i dilnin pjesët intime duke lënë më shumë hapësirë të mendohej se dhe në videon e publikuar ishte ajo. Por menjëherë pas publikimit të lajmeve në media, ajo reagoi në rrjetet sociale duke mohuar diçka të tillë. “Kjo nuk është faqja ime. Nuk do postoja kurrë video të tillë”, shkruante Kejvina, ndërkohë që në profilin ku u publikuan pamjet, janë zhdukur të gjitha postimet.

Në lidhje me pranimin e ofertës për të qenë velina e Ermal Mamaqit, e cila u bën pyetje ngacmuese të ftuarve, u shpreh në një intervistë se ndihej e lumtur që ishte pjesë e emisionit. Për jetën si modele në Itali, ajo u shpreh: “Kam filluar punën si modele që 14 vjeçe. Mund të them se jeta ime si modele në Itali ishte shumë monotone; casting, punë dhe palestër. Gjithsesi, shtëpitë e modës janë shtëpia ime e dytë”.