.

Selena dhe Justin të pandarë, së bashku edhe në palestër

Duket se Selena dhe Justin janë duke shijuar rikthimin e tyre duke kaluar shumë kohë me njeri tjetrin. Çifti i famshëm që fansave u pëlqen t’u thërrasin Jelena janë fotografuar sërish bashkë edhe pse në evente të ndryshme nuk shfaqen me njëri-tjetrin.
Megjithëse nëna e Selenës nuk e mbështet këtë lidhje dhe dëshiron që vajza e saj t’i japë fund romancës me Justin, duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të heqë dorë këtë herë.
Pasi kaluan natën e ndërrimit të viteve në Meksikë ata janë rikthyer në shtëpitë e tyre në Los Angeles ku u fotografuan duke dalë nga palestra bashkë.

Gjatë gjithë kohës së bashku dhe çdo ditë kanë një program të përcaktuar mbi aktivitetet që do të ndjekin. I gjithë publiku është ende në pritje që ata të flasin hapur për rikthim e tyre dhe të mos i fshihen më kamerave.