.

Reshjet e dëborës mbulojnë disa qarqe, vështirësohet lëvizja e automjeteve

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Qarku i Dibrës është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore gjatë natës së kaluar. Mësohet se dëbora arrin deri në 50 centimetra në disa zona, duke sjellë probleme në qarkullim.

Trashësia e lartë e dëborës ka bllokuar disa rrugë, siç janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë, etj duke izoluar fshatrat. Ndërkohë, rruga nacionale nuk ka paraqitur ende asnjë problem, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet janë ndalur.

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirë në qarkullimin e automjeteve në qarkun e Korçës. Si pasojë e motit të keq, akset që lidhin Korçën me Pogradecin, me Ersekën dhe me Kapshticën janë të hapura por kalohen vetëm me zinxhirë.

Vështirësi ka edhe në akset rrugore që të çojnë drejt zona turistike, si Korçë-Dardhë dhe Pogradec-Voskopojë. Edhe këto segmente kalohen vetëm me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit është bllokuar rruga Librazhd-Peshkopi nga dëbora, ndërsa disa fshatra janë bllokuar, pasi lëvizja është e pamundur. Grupet e emergjencës kanë ndërhyrë në të gjitha zonat me probleme për të zhbllokuar lëvizjen.