.

Elbasan/ Reshjet e borës arrijnë 30 cm, ja zonat më problematike 

Dje në mbrëmje kanë rinisur reshjet e borës në qarkun e Elbasanit.

Në disa fshatra malor në Librazhd, Gramsh dhe Elbasan trashësia e borës ka arritur nga 10 deri në 30 cm.

Ndërkohë, bora ka shkaktuar problemet e para në disa rrugë automobilistike. I tillë është aksi Lunik- Stëblevë në Librazhd , ndërsa aksi kombëtar Prrenjas –Qafë-Thanë është i kalueshëm . Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm në  akste e mbuluar nga  bora dhe ngrica.