.

Bertina eskortë në Dubai?! Ja përgjigja që jep ish-banorja e Big Brother

Të gjithë e mbajmë mend Bertinën, bukuroshen me kaçurrela ish-banore në Big Brother 3. Ajo ka rënë në sy jo vetëm për bukurinë e saj dhe zgjuarsinë por edhe për lidhjen me një nga banorët e shtëpisë, Erionin.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Top Shoë Magazine’ ku ka treguar për punën dhe jetën e saj në Dubai.
Për shumë prej vajzave që kanë vendosur të punojnë atje, qarkullojnë edhe thashetheme se një ndër punët që bëjnë është të qenit eskortë.

Por Bertina ka teguar se puna e saj në Dubai është inxhiniere.

“A ka vajza që punojnë eskorta? A ka femra të tilla edhe në Shqipëri? Ka! Mua 50 për qind e njerëzve që më pyesin më kanë thënë çfarë pune bën? Por, unë u them që Bertina është një inxhiniere dhe nuk do ta ndërrojë! Faleminderit shumë”, ka thënë ish-banorja e Big Brother.