.

Arilena në një lidhje me Flori Mumajesin? Këngëtarja i jep fund dyshimeve 

Sapo kanë nisur koncertet e përbashkëta dhe mesazhet në rrjetet sociale filluan dyshimet e para që mes këngëtares Arilena Ara dhe kantautorit Florian Mumajesi kishte një histori dashurin.

Gjithashtu është përfolur se donte të zevendesonte Elvana Gjatën kur beri” Nallane 3″.

E ftuar të premten në ‘Top Show Magazine ‘ këngëtarja ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Florin duke mohuar aludimet.

“E vërteta është që unë dhe Flori kemi një energji shumë të mirë. Bashkëpunimi me Florin ka ardhur falë një energjie shumë të mirë që ne kemi që është themeluar duke pirë një gotë verë,” tha ajo.

Ndërkohë për sa i përket Elvana Gjatës, Arilena tha se nuk ka dashur ta zëvendësojë atë, e se çdo njeri ka vendin e tij.

“Këtu nuk është askush për të zëvendësuar askënd. Çdo njeri ka vendin e tij,” ka shtuar këngëtarja.