.

Vllaznia drjet privatizimit, shitja e aksioneve nis në prill

Lajm i i mirë për Vllazninë në këto ditë të fundit të 2017-ës. Në mbledhjen e fundit të vitit Këshilli Bashkiak ka miratuar projektbuxhetin afatmesëm 2018-2020 që parashikon edhe një fond prej 550 milionë lekësh të vjetra për skuadrën e futbollit për vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë së nuk do të ketë krizë financiare, të paktën për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa futbollistët dhe pjesëtarë të stafit do të marrin rrogat e prapambetura të muajve të fundit.

Nërkohë Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka njoftuar se deri në fund të këtij sezoni Vllaznia do të jetë nën administrimin e Bashkisë, ndërsa procedurat për shitjen e aksioneve do të nisin në muajin prill.