.

Dyshimet e Man.United, rinovimi i Mourinhos nuk është i sigurt

Rinovimi i Jose Mourinhos me Manchester United tashmë nuk është më aq i sigurt. Humbja në derbin ndaj Manchester City-it, barazimi i fundit ndaj Leicester City-it në kampionat dhe diferenca prej 13 pikësh me skuadrën e Guardiolës në renditje ka bërë që drejtuesit e Djajëve të Kuq të kenë dyshime përsa i përket rinovimit të kontratës me Special One që përpara disa muajsh quhej një çështje e kryer. Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze rezultatet e fundit kanë vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Jose Mourinhos në krye të United. Kontrata e trajnerit luzitan me klubin nga Old Trafford, skadon në verën e vitit 2019.