.

Ngjela: 200 ekspertë të FBI në Shqipëri, Balilin e duan për…

Avokat Spartak Ngjela në Top Story u shpreh se Prokurori i Përkohshëm do t’i shpejtojë hetimet dhe nuk do t’i frenojë.

“Beteja këtu nuk është për të eliminuar Balilin, nuk kanë punë me të ata. Atë e duan për të parë ku reflekton kupola. Amerikanët e dinë shumë mirë se ai ka origjinë politike. Te ne janë më shumë se 200 ekspertë të FBI që hetojnë këtu. Amerikanët i dinë të tëra”, tha Spartak Ngjela.