.

Ambasadorët/ Ja pse mungoi Romana Vlahutin në takimin me Bashën…

 

Kreu demokrat Lulzim Basha ka pasur disa takime me diplomatë të akredituar në Tiranë vetëm dy ditë pas protestës së zhvilluar të hënën, ku në Kuvendin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe me një proçes të kontestuar nga opozita, u zgjodh Arta Marku në postin e Kryeprokurores së përkohshme.

Takimet e Bashës me Ambasadorët nisën me Donald Lu, në të cilin u diskutua mbi situatën më të fundit politike në vend.

Në vijim Basha takoi ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Greqisë, ndërsa u aludua mbi mungesën e Ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, se nuk ishte ftuar në takim.

Burime diplomatike bënë të ditur për Syri.net se Vlahutin nuk ishte prezent në takim me kreun e PD-së për shkak se ajo nuk ndodhet në Shqipëri, pasi ka udhëtuar drejt Kroacisë për festën e Krishtlindjeve.

Mësohet se Vlahutin prej fundjavës së kaluar ndodhet në Zagreb pranë familjes së saj.