.

Takimi i Putin me Bashar al-Assad, presidenti i Rusisë urdhëron tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria. Këtë lajm e dha vetë Presidenti gjatë takimit me Presidentin sirian Bashar al-Assad pasi arriti në bazën ajrore ruse Hmeimim, shkruan BBC.

Ai kishte deklaruar në mars të vitit 2016 se po planifikonte të tërhiqte shumicën e trupave ruse.

“Unë urdhëroj ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të tërheqin trupat ushtarake ruse në bazat e tyre të përhershme”, tha Putin.

“Një pjesë e rëndësishme e kontigjentit të trupave ruse të vendosur në Siri të kthehet në shtëpi ,në Rusi”, shtoi ai.

Udhëheqësi rus po ashtu do të udhëtojë për në Egjipt dhe Turqi për bisedime.

Z. Putin deklaroi gjithashtu se nëse “terroristët ngrenë kokën përsëri”, Rusia do të “kryejë sulme të tilla mbi to, të cilat ata kurrë nuk i kanë parë. Ne kurrë nuk do të harrojmë viktimat dhe humbjet e pësuara në luftën kundër terrorizmit, si këtu në Siri ashtu edhe në Rusi”, tha presidenti rus.