.

Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, Vjen vendimi i Rumanisë

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit shkaktoi një debat të gjerë në të gjithë botën.

Por në kundërshtim me liderët botërorë, ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu përshëndeti sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

“Vendimi i shpallur në Shtetet e Bashkuara është, për mendimin tim, një element inkurajues, sepse presidenti Trump ka dhënë një sinjal të qartë… mbi qëllimet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje”, tha Melescanu duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri.

“Rumania vazhdon të mbështesë krijimin e dy shteteve, Izralit dhe Palestinës”, shtoi ai, citon agejncia telegrafike shqiptare. Politikanët rumunë pavarësisht drejtimit politik, tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira me Uashingtonin.

Rumania ka mbështetur të gjitha operacionet ushtarake amerikane në botën islame që prej ndërhyrjes në Afganistan në vitin 2001.