.

“Kënga Magjike”, shpërthen këngëtari që mbeti jashtë finales: Pseudoartistë që bëjnë pazare

Sot në mbrëmje do të mbahet nata finale e festivalit “Kënga Magjike”. Ashtu si çdo vit sipas formulës së festivalit këngëtarët duhet të votojnë për njëri-tjetrin.

Mes atyre që kanë mbetur jashtë është edhe Klejti Mahmutaj, i cili emocionoi të gjithë publikun me baladën e ndjerë “Më mbaj”. Siç duket, edhe Klejti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga kolegët për të qenë në finale, pavarësisht se performanca e tij ishte ndër më të vlerësuarat.
Fakti që nuk do të jetë pjesë e natës finale e ka indinjuar shumë ndaj në një postim në Instagram Klejti i ka cilësuar pjesmarrësit pseudoartistë që bëjnë pazare.
“Rrugëtimi im” magjik” përfundoi në gjysmëfinale. Kolegët e nderuar që paskan dëgjuar me veshët mbrapa koke e mendjen te pazaret kanë vënë firmën e tyre prej pseudoartistësh në ato fleta me të cilat kanë blerë finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkuake dot shumë larg nëse nuk di dhe pranon të bësh kompromise, nëse nuk bëhesh si ata, nëse nuk këndon me pikë. Me sa duket, zëri, talenti, interpretimi hidhen në kosh përpara pazareve.
Suksese të gjithëve, e fitoftë me i miri!”- shkruan këngëtari në Instagram.