.

Shpërthen politikani ndaj poezisë për incest të Rita Petros: A ka mbetur ndonjë pikë nder në këtë vend?!

Rita Petro ka shkaktuar reagime të forta me një poezi , pjesë e vëllimit “Vrima”, e cila duket se është bërë virale ditët e fundit duke u përhapur në rrjetet sociale.

Poezia që mban titullin “Mallkimi i parë” flet mes rreshtash me fjalë erotike për fantazinë e motrës e cila fton në incest të vëllain.

Pas reagimit të ashpër të moderatorit Denis Dyrnjaja i cili e cilësonte këtë poezi të neveritshme, ka shpërthyer edhe Kreshnik Osmani, kreu i Partisë Shqiptare Atdheu i cili e ofendon rëndë poeten.