.

U nda pas 17 vitesh martesë, Jonida Maliqi thyen heshtjen për herë të parë

Ndarja e Jonida Maliqit nga bashkëshorti pas 17 vitesh martesë ishte një nga lajmet që shkaktoi reagime të shumta në media pak muaj më parë.
Megjithatë Jonida gjatë kësaj kohe nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike derisa sot vendosi të thyejë heshtjen.
E ftuar në një emision në ‘Top Albania Radio’, këngëtarja pranoi të prekë edhe këtë pjesë të jetës së saj.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur Jonida.