.

Revoltohet këngëtari: Do preferoja të isha më mirë i verbër se sa të shikoja këto “palma”.

Teksa po qarkullonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, këngëtari i njohur Florian Mumajesi ka postuar edhe një foto të palmave në autostradë.
Dëmtimi dhe tharja e palmave të vendosura në anë të rrugës ka krijuar një panoramë aspak të këndshme, ndërsa opozita ka akuzuar gjithnjë qeverinë “Rama” se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 600 milionë lekësh.

Edhe këngëtari Mumajesi proteston duke thënë se: “Do preferoja të isha më mirë i verbër se sa të shikoja këto “palma”.