.

Nard Ndoka rrëfen jetën familjare, ja si reagon kur lexon “batutat” e tij në rrjetet sociale

I ftuar sot së bashku me Kozetën, bashkëshorten e tij, në “Pasdite në Top Channel”, politikani Nard Ndoka ka ndarë me publikun edhe një panoramë të jetës familjare, përtej profilit të tij publik që jemi mësuar ta shohim gjithmonë.  Baba i katër fëmijëve dhe gjysh me nip e mbesë, Ndoka tregon se ndihet shumë i lumtur pranë familjes, që për të është gjëja më e shenjtë. Ai nuk la pa komentuar as famën që ka në rrjetet sociale për batutat e ndryshme.

I pyetur si e ndien veten kur e lexon emrin gjithandej si “autor” i këtyre thënieve, Ndoka tregon se i merr ato me sportivitet dhe si natyrë që karakterizohet nga humori dhe argëtohet kur i dëgjon apo lexon.

“Unë jam natyrë me humor, batutat janë pjesë e imja, madje edhe në pjesën politike. Edhe në parlament, kjo puna e batutave më përmendet më shpesh, aq sa ndonjëherë më duket sikur më shumë më njohin përmes batutave”,– rrëfen Ndoka.