.

Largimi i mjekëve në QSUT/reagon deputeti i PD: Një ngjarje e rëndë për të gjithë sistemin shëndetësor

Mjekët e Urgjencës në QSUT kanë dhënë sot dorëheqjen. Nisur nga ky lajm ka ardhur dhe reagimi i Ish-ministrit të Shëndetësisë, aktualisht deputet i PD, Tritan Shehu. Ky i fundit e ka cilësuar këtë një ngjarje të rëndë për të gjithë sistemin shëndetësor.

Deputeti deklaron se shkak për këto dorëheqje masive janë problemet e mëdha në shëndetësi, teksa shton se nuk funksionojnë mekanizmat kryesorë të sistemit qendror dhe periferik. Ligjvënësi i djathtë ka renditur disa nga problemet kryesore, që kanë çuar në dorëheqjen e mjekëve, siç janë sipas tij, mungesat e mëdha në teknologji e materiale konsumi apo rrogat minimale përballë një shërbimi kaq të vështirë.