.

Emocione të forta në ‘’Dance with me’’, Valbona përlotet, Albi Nako tregon dramën familjare

‘’Dance with me’’ ka nisur shumë emocionues këtë natë. Një interpretim i Iljardit dhe Rudina Dembaçajt të cilët kanë performuar në balet këngën ‘’Jon’’ të Ardit Gjebreas  e cila ka si bazë një fabul të vërtetë, atë të Otrantos dhe shqiptarit të vitit  91’’ i dalë i gjymtuar nga një sitëm diktatorial dhe në kërkim të lirisë. Performanca emocionoi së tepërmi Valbonën e cila u përlot live në panelin e jurisë. Gjithashtu edhe për pjesëtarët e tjerë të jurisë ky ishte një moment kulminat :Albi Nako tregoi se në atë tragjedi kishte humbur 8 familjarë të tijit, ndërsa Roberti tha se e kishte përjetuar vetë atë ngjarje, duke qenë pjesë e eksodit.