.

Lirohet shqiptarja e arrestuar në Francë, dyshohej se furnizoi me armë terroristin e 86 viktimave në Nicë

Enkelejda Zaçe e arrestuar në Francë si e dyshuar për furnizimin me armë të autorit të sulmit në Nicë është liruar nga autoritetet franceze me kusht.

43 vjeçarja nga Elbasani është lënë e lirë që prej datës 21 nëntor, por mësohet se prokuroria ka apeluar vendimin.

Shqiptarja me nënshtetësi franceze u arrestua më 17 korrik 2017 në Nicë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeç, i cili ndodhet ende pas hekurave, shkruan ouest.france.

Sipas hetimeve, të dy shqiptarët akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori i masakrës: Konkretisht një pistoletë automatike dhe një kallashnikov.

Aktualisht 8 persona janë në paraburgim, si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terrorist, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS.

Mbrëmjen e 14 korrikut të 2016 në Nisë, ditë që përkon me festën kombëtare të Francën, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, nën drejtimin e një kamioni hyri mes turmës dhe qëlloi drejt njerëzve me armë zjarri para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Përveç 86 viktimave, dhjetëra persona u plagosën.