.

Qëlloi me breshëri plumbash ndaj lokalit/ Kush ishte shënjestra në Shkodër, policia identifikon autorin (EMRAT)

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin Kristjan Kronin.

Ky i fundit rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Nikoll Dushaj.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.