.

Video/ Përplasja në Open mes Avdullahut dhe Abazit: Albin Kurti si kryeministër, kërcënim për Kosovën

 

Analisti i njohur në Kosovë, Faton Avdullahu e ka quajtur rrezik Albin Kurtin si kryeministër.

Nuk mundet që Albin Kurti të bëjë edhe dialogun me Serbinë dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Albin Kurti është në politikan patriot dhe në dialogun me Serbinë mund të krijojë shumë probleme.

Ka reaguar menjëherë edhe kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi ku i tha Avdullahut se sulmi mbi Albin Kurtin është sulm mbi sovranin sepse Albini u zgjodh nga sovrani.

Duhet pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kundër ndarjes së kufijve dhe ka mbrojtur interesat e Kosovës. Kujtojmë që tek Demarkacioni VV e mbrojti Kosovën me aktivizëm politik që për disa që kanë qenë ulur butë mund të duket si dhunë- u shpreh Abazi.