.

Peza: Presidenti veshi kostumin e liderit të opozitës

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel po flitet për faktorin Meta. Si po ndikon presidenti në krizën politike në vend.

Andi Bushati ka deklaruar se Meta është detyruar të mbajë atë pozicion nga veprimet dhe vendimet e marra nga mazhoranca. ‘Të qenurit mbi palet do të thotë t’i shërbesh Edi Ramës’- tha Bushati.

Ka ndërhyrë menjëherë Alfred Pezës. “Presidenti Meta ka veshur kostumin e liderit të opozitës. Ai i hodhi benzinë zjarrit duke synuar thellimin e krizës për të shpëtuar opozitën”- tha Peza.