.

Fejohet Jon Gjebrea, dedikimi emocionues i Arditit, suprizat dhe puthja e parë e çiftit

Dita e djeshme ka qenë një nga më të bukurat për familjen Gjebrea. Djali i madh i familjes, Joni dhe Merlin Haxhiymeri janë fejuar dhe për këtë kishin organizuar edhe një festë, sic duket nga fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale nga vetë Arditi apo Joni.

Fillimisht, lajmin e bëri të ditur moderatori i njohur Ardit Gjebrea dhe më pas, Joni postoi foton me unazat në duar, ku shkruan: “Ajo tha Po!”.

Në fejesën e tyre ka qenë të shumta suprizat, detajet të cilat e kanë bërë këtë moment edhe më mbreslënës.
Një detaj romantik veç unazës së Merlinit ishin butonat e mëngëve të këmishës së Jonit.
Ato mbajnë shkronjat J dhe M të emrave të tyre, Jon dhe Merlin. Mund të jetë një dhuratë e Merlinit, mund të jetë dhe një zgjedhje e Jonit për këtë ditë të veçantë.

Ndërkohë, protagonistja më e madhe në festë duket se ka qenë Ana. Nga videot e publikuara nga Arditi ajo shfaqet duke kënduar, talent që e ka të trashëguar nga i ati.  Motra e tij Ana ka vendosur të shfaqë talentin para të ftuarve duke kënduar disa këngë në fejesën e të vëllait.

Sipas Blitz, Joni ka zgjedhur të finalizojë lidhjen e tij me Merlin në përvjetorin e Arditit dhe Anilës, prindërve të tij dhe mund të themi se me një gur qenkan qëlluar dy zogj.