.

Ekskluzive/ Trafiku i drogës drejt Italisë, antimafja e Barit zbarkon në Tiranë. Pritet një tjetër goditje

Antimafja italjane zbret sërish në Shqipëri për të hetuar nga afër dhe në mënyrë direkte grupet kriminale që trafikojnë sasi të mëdha droge në drejtim të vendit fqinj.

Hapur.al mëson se dy prokurorë të antimafjas së Barit kanë mbërritur në Tiranë dhe janë vendosur pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Burimet thonë se italianët po hetojnë për një grup të fuqishëm kriminal nga jugu i vendit, i përfshirë në trafikun e drogës.

Prokurorët e antimafjas së Barit i janë bashkangjitur dy prokurorëve shqiptar që merren me hetimin e kësaj dosjeje. Burimet thanë për hapur.al se goditja e kësaj strukture kriminale pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Analiza e gjithë opeoracionit që do të ndodhë pas pak ditesh do të zhvillohet në Bari në përfundim të goditjes nga autoritetet ligjzbatuese, mëson hapur.al