.

Zbulohen detaje të reja/ Polici Ermal Bregu dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Tiranë

Efektivi i policisë së Tiranës, Ermal Bregu, që u plagos mbrëmë gjatë një konflikti në një lokal, dyshohet se ka pasur lidhje dhe ka ndihmuar me informacione një grup kriminal në kryeqytet. Më herët, ndaj 33 vjeçarit Bregu ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga drejtoria e standarteve ne Ministrinë e Brendshme.

Efektivi i komisariati nr.1, Ermal Bregu, i plagosur mbrëmjen e së martës në ambientet e një lokali pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, dyshohet se është i përfshirë në një aktivitet të jashtligjshëm me një nga grupet kriminale në kryeqytet.

Burime kofidenciale bëjnë të ditur për ABC News se 33-vjeçari, ka ndihmuar një prej grupeve kriminale në Tiranë me informacine dhe lehtësira për lëvizjen e anëtarëve të bandës. Ndaj Bregut kishte pasur më herët edhe një tjeter incident. Efektivit të krimeve në komisariatin nr.1., i kishin djegur automjetin luksoz rreth 2 vite më parë.

Ndërkohë që i riu ka folur për herë të parë për plagosjen e ndodhur të martën, në prani edhe të oficerëve të policisë gjyqësore. Ai e ka quajtur atentatin aksidental dhe pa lidhje me detyrën që ushtron.

Sipas Ermal Bregut, ai kishte debatuar fillimisht me Danjel Manushin, i cili është njëri prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia. Manushi dyshohet se ka qëlluar disa herë mbi efektivin por, fatmirësisht mbeti i plagosur me një plumb në trup.

Por këto pohime nuk e kanë bindur grupin hetimor, pasi ngjarja, sipas burimeve nga hetimi, mund të lidhet edhe me të kaluarën e 33-vjeçarit. Më herët për Ermal Bregun, efektiv në komisaritin nr.1 në Tiranë, ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga Drejtoria e Standarteve në Ministrinë e Brendshme. Por në përfundim nuk ka pasur asnjë masë ndaj tij.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur të martën pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, unifmormat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit, ku ishte fiksuar momentin e të shtënave me armë zjarri dhe largimi i autorëve nga vendi i krimit./abcnews.al