.

Horror në Itali, 52 vjeçari mbajti të lidhur në zinxhir romunen për 10 vite (Video)

Një histori horror e që ka tronditur të gjithë Italinë është zbuluar nga Policia e Katanzaros pak ditë më parë.

Një italian ka mbajtur të burgosur një grua rumune në një bodrum për dhjetë vite, duke e torturuar, përdhunuar dhe detyruar të lindte dy nga fëmijët e tij. Aloisio Francesco Rosario Giordano, 52 vjeç, u arrestua në fundjavë nga Policia italiane dhe u akuzua për rrëmbimin e gruas 29-vjeçare. 52 vjeçari ishte burgosur edhe në vitin 1995 për rrëmbimin, përdhunimin dhe torturimin e një gruaje tjetër por qëndroi në burg për vetëm pesë vjet, pasi u lirua për sjellje të mirë.

Pas rifitimit të lirisë së tij, u kthye në shtëpi për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij të sëmurë dhe dy fëmijët, duke punësuar një rumune.  Por atëherë vetëm 19 vjeçare, vajza romune me siguri që nuk e dinte çdo e priste.   Kur Gruaja e 52 vjeçarit ndërroi jetë, Policia tha se Giordano i ofroi mbështetjen e kujdestarit dhe një vend për të qëndruar vajzës rumune, por më pas e mbylli atë në një bodrum, ku ajo ka kaluar dhjetë vite të jetës, e lidhur me zinxhirë, në një dhomë të ndotur, të mbushur me minj dhe insekte, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike.

Ajo ishte rrahur, torturuar dhe dhunuar vazhdimisht. Vajza rumune ka lindur dy fëmijë nga Giordano, një djalë, tani 9 vjeç, dhe një vajzë tani 3. Sipas Policisë, fëmijët u detyruan të shikojnë se si Giordano abuzonte me nënën e tyre dhe djali detyrohej të merrte pjesë në torturimin e saj, ose do të rrihej edhe ai prej të atit. Tualeti ishte një kovë plastike e vendosur nën një karrige druri. Gruaja, së bashku me dy fëmijët e saj, duhej të flinin në shtretër të bërë nga kartoni. Pranë shtratit ishte një bufe metalike, ku gruaja ishte vazhdimisht e lidhur me zinxhirë. Kur u gjet nga Policia, ajo kishte plagë në të gjithë trupin.

Gruaja i deklaroi Policisë se ajo nuk kishte pasur asnjë kontakt me botën e jashtme dhe se ajo nuk është larë për një vit.  Ky rast solli menjëherë në vëmendje historinë e monstrës austriake Josef Fritz që për 24 vite me rradhë mbajti të mbyllur në bodrum vajzën e tij të cilën abuzonte seksualisht e cila lindi 7 fëmijë si rrjedhojë e abuzimeve.