.

Flet polici i plagosur: Konflikti banal, më thanë “ça ke që shef”

Ermal Bregu, Polici i komisariatit nr 1, i plagosur mbrëmjen e djeshme tek ish parku i Autobusëve në Tiranë, ka dhënë  shpjegime për ngjarjen.

Sipas dëshmisë së tij rezulaton se konflikti ka qën një një sherr i çastit për një asye banale.

“Dy personat i njoh sepse jetojnë në lagje. Nuk kam pasur konflikte të mëparshme me ta. Gjithçka ndodhi në pak minuta për arsye banale. U gjendëm përballë dhe po më thoshin ça ke që na sheh. Më fyen dhe pastaj u grindëm me fjalë. Pastaj njëri prej tyre nxori pistoletën dhe më gjuajti”, mësohet të ketë thënë Ermal Bregu.

 

Informacioni i policisë për plagosjen e efektivit:

Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.

Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.