.

Atentat kundër Erdoganit? Arrestohen 9 terroristë në Athinë

Nëntë persona janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohets e do të kryenin akte terroriste gjatë vizitës së planifikuar të Presidentit turk Erdogan në Athinë.

Sipasa gazetës Ekathimerini “Të paktën nëntë persona janë arrestuar, mes të cilëve afganë dhe kurdë, në bazë të kartave të tyre të identitetit. Policia u gjeti atyre lëndë të paspecifikuara eksplozive, kabllo që të lidheshin me detonatorët dhe laptope” – tha një zyrtar i policisë për Reuters.

Një zyrtar i dytë i policisë konfirmoi se autoritetet po hetonin për lidhjet e tyre me DHKP/C, një grup i jashtëligjshëm që akuzohet për sulme dhe shpërthime vetëvrasëse në Turqi. Operaiconi është në vijim, bëri të ditur zyrtari.

Dyshohet se personat mund të organizonin një atentat terrosit për të vrarë Erdoganin në Athinë.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet ta vizitojë Greqinë në dhjetor, duke qenë i pari president turk që shkon në Athinë 65 vitet e fundit.