.

Zyrtare, Shpend Ahmeti në krye në Komunës së Prishtinës

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka fituar edhe një mandat në krye të Kryeqytetit. Fitorja e tij është konfirmuar vetëm pasi janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë. Ka dalë para Arban Abrashit vetëm me 128 vota.

Shpend Ahmeti është fitues i garës për Kryetar të Prishtinës. E ka marrë mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin më të madh në Kosovë.

Rezultati është qartësuar vetëm kur janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë, pasi diferenca me Arban Abrashin ishte 237 vota.

Ahmeti e fitoi garën në Prishtinë vetëm pasi bërë koalicion me AKR’në dhe Rrahim Pacollin.

Pa votat me kusht dhe me postë, Ahmeti kishte 237 vota më shumë se Arban Abrashi.

Ky është mandati i dytë i Vetëvendosjes në Prishtinë derisa më herët këtë qytet e kishte udhëhequr LDK’ja.

Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota. /gazetaexpress/