.

Seria A, Napoli sërish në krye, Milani nuk ‘merr frymë’, ndalet Roma

Mjaftoi një gol i brazilianit të natyralizuar italian Jorginho që Napoli të mposhte 1-0 Udinesen brenda në “Dacia Arena”, në mënyrë të rimerrnin kreun e Serisë A, të cilin për disa orë e mbajti Interi pas fitores ndaj Cagliarit. Cinike skuadra e Sarrit në Friuli, me Napolin që bëri një ndeshje të mirë por poshtë pritshmërive, gjithsesi në fund mori 3 pikë që e rikthyen në krye të Serisë A edhe pas javës së 14-të me 2 pikë më shumë se Interi ndjekës. Në minutën e 33-të Jorginho realizoi pas një 11 metërshi të fituar nga Maggio. Mesfushori i kombëtares italiane fillimisht u ndal nga portieri i Udineses Scuffet por topin e kthyer nga portieri Jorginho arriti ta dërrgonte në rrjetë për ti dhënë fitoren, Napolit. Falë një super Salvatore Sirigu, Torino ndali Milanin në San Siro në një barazim pa gola. Një “hakmarrje” e vogël ajo e Sinisa Mihajlovic ndaj kuqezinjëve të cilët përpara 2 sezonesh e shkarkuan nga posti i trajnerit. Sirigu shpëtoi 4 gola të sigurtë ndërsa ishte i parregullt për pozicion jashtë loje goli i Cutrones në minutat shtesë. Milani nuk arrin të marrë dot frymë në një sezon që shkon gjithnjë e më keq për kuqezinjtë, me trajnerin që tashmë rrezikon ndjeshëm shkarkimin. Pas 5 fitoresh në transfertë në këtë sezon, Roma u ndal në Marassi nga Genoa në një barazim 1-1, duke humbur disi kontaktet me kreun. El Shaarawy në 59-tën shfrytëzoi asistin e Florenzit për ti dhënë epërsinë skuadrës së Di Francescos, por në të 70-tën, Lapudala kthehu në gol një 11 metërsh për ti dhënë një pikë Genoas dhe për të ndalur për herë të parë Romën në këtë sezon në sfidat jashtë fushe. Verdhekuqtë e mbyllën sfidën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të kapitenit De Rossi. /supersport/