.

Lirohet nga burgu Albin Kurti dhe dy deputetet e tjera të Vetëvendosjes

Tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit ‘arrest shtëpie’.

Lirimin e parakohshëm sot e kishte paralajmëruar edhe avokati Tomë Gashi. Kurti dhe dy deputetët e tjerë të Vetëvendosjes u arrestuan një ditë më parë për cështjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.