.

Kujdes: 10 gjëra që nuk duhet t’i postoni kurrë në Facebook

Facebook-u prej disa kohësh   iu bashkua nismës së 20 organizatave të tjera për reduktimin e lajmeve të rreme dhe mbi të gjitha, mbrojtjen e të dhënave të publikuesve të ndryshëm.Më poshtë do të lexoni se cilat janë 10 prej gjërave që ju nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjetin social Facebook:

 

Pasaporta ose leja e drejtimit

Kohët e fundit është kthyer në obsesion të shumë njërëzve postimi i udhëtimeve të ndryshme që ata bëjnë. Por e keqja e kësaj është se ata nuk postojnë vetëm foto por e nisin duke postuar pasaportën e tyre së bashku me biletën. E njëjta gjë ndodh edhe me postimin e lejes së drejtimit dhe kjo ndodh sidomos tek ata që e marrin për herë të parë. Këshillohet që si pasaporta ashtu edhe leja juaj e drejtimit të mos postohen në Facebook, sepse janë mjete lehtësisht të kopjueshme dhe ju mund të bini pre e mashtrimeve të ndryshme.

Planet për pushime

Ju nuk duhet të tregoheni të kujdesshëm vetëm në publikimin e të dhënave tuaja perosnale, por edhe në postimet e ndryshme që bëni. P.sh. ju nuk duhet të tregoni planet tuaja të sakta të pushimeve sepse ju mund të bini pre e hajdutëve, të cilëve u jepni një informacion shumë të rëndësishëm.

Detajet e bankës

Kjo është një prej gjërave që duhet të tregoheni më shumë të kujdesshëm në krahasim me të tjerat. Asnjëherë nuk duhet të jepni të dhëna mbi llogarinë tuaj bankare sepse mund të bini lehtësisht pre e mashtimeve t’i cilat pastaj mund t’ju zbrazin llogarinë tuaj.

Bileta fituese

Chantelle nga Australia fitoi një biletë prej 825 dollarësh dhe e postoi atë direkt në Facebook. Fatkeqësisht ajo postoi edhe barkodin e biletës në foto dhe një prej miqve të saj në Facebook u tregua shumë i shkathët dhe ia vodhi të gjitha paratë.

Adresa e shtëpisë

Shumë prej përdoruesve të Facebook-ut e vendosin adresën e shtëpisë dhe e konsiderojnë një postim të tillë si shumë të natyrshëm. Dhënia e një informacioni të tillë nuk është edhe aq e rrezikshme saç mund të jetë ajo e pasaportës por edhe në këtë rast, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Foto të fëmijëve tuaj

Këshillohet që të mos postoni foto të fëmijëvë tuaj kur janë në një moshë të vogël. Një gjë tillë bëhët si për çështje sigurie edhe për faktin se fëmijët kur të rriten mund të vendosin vetë nëse duan të postojnë fotot e tyre apo jo në Facebook.

Ankesa për punën apo për shefin

Edhe pse në këtë pikë askush nuk duhet të bënte gabime, prapë ka nga ata që i bëjnë dhe si rezultat i postimeve të ankesave të ndryshme në lidhje me punën apo me punëdhënësin, ata pushohen nga puna. Edhe pse të gjithë i mëshojmë shumë faktit për të qenë transparent, në fund të fundit, disa gjëra duhet të mbahen për vete.

Statuse identike të kopjuara

Këshillohet që në postimet tuaja në Facebook të jeni sa më origjinalë dhe të mos merrni dhe të kopjoni statuset e të tjerëve.

Mos postoni orare të sakta

Mbase ju keni vendosur të ikni në teatër në fundjavë dhe prandaj doni t’i bëni një ftesë të gjithë miqve tuaj artdashës por këshillohet që ju të mos e postoni orarin aty ku mund ta shohin të gjithë, por t’u dërgoni atyre mesazhe në inbox. Në këtë mënyrë, ju nuk do të bini pre e hajdutëve.

Foto të familjarëve tuaj

Edhe pse në Facebook ju e vendosni vetë se kush mund t’jua shohë fotot apo postimet, prapë ekziston mundësia që Facebook-u të sulmohet nga hacker-at të cilët pastaj mund t’ju vjedhin çdo foto dhe çdo informacion që do të gjejnë aty.