.

Sfida e re e Bonuccit! I thuhet “Jo” Realit?

Që ju ku bashkua projektit të Milanit dhe u largua nga Juventus, Leonardo Bonucci ka qenë në qendër të kritikave për shkak të performancës së ij të dobët. Megjithatë, për kapitenin e kuqezinjve, admiruesit nuk mungojnë. Bëhet fjatë për Reallin e Madridit. Gjigandët e futbollit europian kanë shfaqur inters së fundmi për mbrojtësin e kombëtares italiane. Pa pjesëmarrjen e mundshme të Milanit në Champions, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi në këtë transferim të mundshëm do të ndikojë edhe dëshira e vetë lojtarit, që po ironizohet pafund nga tifozët në rrjetet sociale për shkak të gabimeve në fushën e blertë. Nëse Reali e do vërtet Bonuccin, duhet të përgatitë një ofertë serioze, ndryshe Milani as që do ta marrë në konsideratë.