.

Dosja ‘Habilaj’, një tjetër ish-zyrtar policie shpallet në kërkim. Ja emri

Një tjetër zyrtar policie është shpallur në kërkim si i lidhur me dosjen ‘Habilaj’.

Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se është shpallur në kërkim edhe ish-shefi i Postës Policore në Selenicë.

Bëhet fjalë për oficerin e policisë Enkeled Greko, citon Fax News.

Zyrtarisht ky është zyrtari katërt i shpallur në kërkim nga prokuroria, pas Jael Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës.