.

Rrëfimi tronditës i ish ushtares: Na përdhunonin dhe na ndërprisnin menstruacionet

Një ish-ushtare ka treguar për BBC tmerret që kryheshin në ushtrinë e Koresë së Veriut. Lee So Yeon, shërbeu për gati 10 vjet në ushtri. E nisi këtë rrugë për shkak të zisë së urisë që pllakosi vendin në vitin 1990, por edhe për shkak se një pjesë e madhe e anëtarëve të familjes së saj, ishin bërë ushtarakë.

Ajo tregon se grave në ushtri iu ndërpriteshin menstruacionet, ndërsa përdhunimet e tyre ishin një gjë e zakonshme.

Lee So Yeon për 10 vjet flinte në një dhomë, që e ndau me shumë gra. Çdo gruaje jepej një sirtar i vogël në të cilin ato ruanin uniformat e tyre. Në krye të të brendshmeve, secila prej tyre mbante dy fotografi. Njëra ishte e themeluesit të Koresë së Veriut Kim Jong dhe tjetra e trashëgimtarit të vdekur.

Ajo është tani 41 vjet dhe ka shumë kohë që u largua nga ushtria , por kujtimet e saj janë të gjalla.

Rutinat e përditshme për meshkujt dhe femrat ishin pothuajse të njëjta. Gratë kishin trajnim fizik pak më të shkurtër se meshkujt, pasi atyre u kërkohej të kryenin punë të tjera, si pastrimi dhe gatimi, për ushtarët meshkuj.

41-vjeçarja thotë se ato nuk laheshin, pasi nuk kishin ujë. Madje shpesh herë përdornin një tharëse për t’u ngrohur. Ato laheshin me një tubë uji që vinte direkt nga lumi dhe që shpesh herë sillte gjarpërinj dhe bretkosa.

Lee So Yeon u largua nga ushtria në moshën 28-vjeçare, ndërsa në vitin 2008 u arratis nga Koreja e Veriut./L.P./Dritare.net