.

Tahiri gazetarëve në Rinas :“Jepini fund kësaj estrade“

Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielë,. raporton portali Balkanweb. Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Ndonëse deputet, dhe si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahiri preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.

 

Ish-ministri i Brendshëm nën hetim, nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnjë koment mbi dosjen Sota, biznesmenim 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.

Gazetari- “Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”

Tahiri-      “Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”.

Gazetari- “Keni një koment mbi dosjen Sota….?” (Tahiri largohet)

BW.