.

Nuk ka surpriza, Tavecchio jep dorëheqjen

Përveçse një trajner të ri kombëtareje, Italia do të ketë edhe një president të Ri të Federatës së Futbollit. Këto janë pasojaet e eleminimit të saj nga Kupa e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.

Në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm që zgjati 40 minuta, Carlo Tavecchio dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit. Ashtu siç edhe pritej, Tavecchio u dorëzua duke hequr dorë nga detyra e tij. Presionet e shumta të ardhura nga qeveria italiane dhe nga komiteti olimpik kombëtar italian CONI, detyruan numrin 1 të Federatës të largohej.

Pas shkarkimit të trajnerit Ventura nga vetë Tavecchio vjen edhe dorëheqja e këtij të fundit.  Rusi 2018, do të jetë botërori I parë pas 60 vjetësh që do të zhvillohet pa pjesmarrjen e kombëtares së Italisë