.

Rikthehet Ibrahimovic, Mourinho e grumbullon me skuadrën

Rikthehet Zlatan Ibrahimovic. Gjashtë muaj pas atij dëmtimi të rëndë në pjesën e gjurit në takimin ndaj Anderlecht në përballjen e Europa League, bomberi suedez duket se është gati. Ai që e ka konfirmuar lajmin është vetë trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i cili ka grumbulluar sulmuesin për takimin ndaj Newcastle. Tekniku i United është shprehur se sulmuesi është gati. Sipas Mourinhos është normale që bomberit t’i nevojitet ende pak kohë për tu rikthyer në 100% të formës, por situata duke mëse e favorshme për të, kjo edhe për faktin se ai ka djegur të gjithë fazat e rikuperimit. Gjithashtu tekniku i “Djajve të Kuq” deklaroi se në aspektin klinik Zlatan është gati.

Një tjetër fitore kjo për gjigandin suedez më e madhja në karrierën e tij,  i cili tejkaloi çdo lloj parashikimi të mjekëve, me këta të fundit që  shpreheshin se 36-vjeçarit do ti duhet të paktën 1 vit që të mund të luajë sërish. Zlatan Ibrahimovic i ka befasuar të gjithë. Ndoshta ky mund të konsiderohet goli më i bukur në karrirën e tij. Tashmë konfirmimi është zyrtar, Ibra do të jetë në stol ditën e shtunë në takimin Man.United-Newcastle.