.

City dhe Bayern nuk ndalen, fiton edhe Arsenal

Arsenali fiton 2-0 derbin e Londrës ndaj Tottenham në një ndeshje të jashtëzakonshme që nisi javën e 12-të të Premier Leagues. Topçinjtë e zgjidhën takimin brenda 5 minutash ku golin e parë e shënoi Shkodran Mustafi.
Granit Xhaka kroson dhe shqiptari tjetër Shkodran Mustafi me kokë mposht portierin Hugo Loris. Ndërsa më pas është kiliani Alexis Sanchez ai që tund rrjetën për herë të dytë. Në kuotën e 22 pikëve ngjitet Arsenal por mbetet në vend të 6-të. Në Premier kanë fituar të gjitha të mëdha. Manchester City mposhti 2-0 Leicester në transfertë dhe mbetet në kryesim me 34 pikë. Liverpool mundi 3-0 Southampton ndërsa me goleadë fitoi Chelsea 4-0 ndaj Ëest Brom.

Në Bundesligën gjermane Bayerni i Mynihut nis arratinë. Bavarezët fituan pastër 3-0 ndaj Augsburg në ndeshjen e javës së 12-të dhe në kuotën e 29 pikëve janë 6 pikë larg vendit të dytë. Vidal dhe Lewandowski ishin autorët e golave. Kiliani shënoi në minutën e 31-të ndërsa golin e parë sulmuesi polak e realizoi në minutën e 38-të.

Lewandowski ktheu në gol një kundërsulm të skuadrës së Heynckes. Dygolëshin personal polaku e kompletoi në fillimin e pjesës së dytë. Në vend të dytë me 23 pikë gjendet Lajpcig që barazoi 2-2 ndaj Bayer Leverkusen.