.

Amnistia fiskale, falen 117 milionë euro

Drejtoria e Tatimeve ka përditësuar të dhënat lidhur me ecurinë e aksionit antiinformalitet në javën e gjashtë dhe fshirjes së detyrimeve.

Sipas njoftimit, ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin.

Nga ky proces kanë përfituar 28,158 tatimpagues.  Deri tani shuma e faljes është 16 miliardë lekë, apo 117 milionë euro.

Lidhur me aksionin antiinformalitet, tatimet njoftjnë se strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territori, janë verifikuar 16,657 subjekte, ku 22% e tyre kanë realizuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë gjashtë javëve të para 672 punonjës dhe janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 412 subjekte të paregjistruar në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 3736 subjekte të reja.

Tatimet njoftojnë se gjashtë javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 12,558 kontrolleve (nga zyra, vizita fiskale, ose vizita në terren). Kontrollet nga zyra përbëjnë 77% të totalit.

1405 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka numrin më të madh me 762 subjekte e ndjekur nga Durrësi dhe 183 dhe Vlora me 102.