.

Eni Vasili: E vërteta e batutës së Ramës me Eskobarin

Ka qenë një javë e nxehtë kjo për Eni Vasilin, moderatoren dhe gazetaren e njohur të “Studio e hapur” në “News 24”. Intervista e Ramës dhe më pas pyetja me spec për Blushin te “Fresh Voice” kanë qenë dy momentet ku e bëjnë protagoniste Enin. Për këtë arsye ne insistuam të kishim një intervistë prej saj në ‘Panorama’ për të mësuar diçka më shumë.

Intervista e fundit e Kryeministrit për emisionin tuaj “Studio e hapur” ka pasur shumë jehonë, jo vetëm për çështjet që trajtoi dhe përgjigjet që kreu i qeverisë dha, por edhe për batutat për të cilat Kryeministri është i njohur. Çfarë ndjesie keni pasur për krahasimin me filmin “Narco” rreth jetës së Pablo Eskobarit?

Të them të drejtën jam sinqerisht e befasuar nga fakti se disa kolegë, për hir të nevojës së tyre për betejë me Kryeministrin, të cilën profesionalisht e kuptoj ose tejkalimin e normës së klikimeve të ditës, më kanë përfshirë në një “lajm” absurd, sipas të cilit Kryeministri më paska ofenduar mua gjatë intervistës se dy ditëve më parë. Dhe kjo i paska irrituar kolegët që janë hedhur të më mbrojnë nga Kryeministri.

E para e punës, falëminderit për “solidaritetin”, por ky lloj solidariteti është një farsë që e cenon dhe nuk e ushqen frymën e solidaritetit mes nesh! Sepse kjo farsë buron nga një deformim thelbesor i asaj çka tha Kryeministri. E dyta, kolegët duhet të jenë të sigurtë se, nëse do të ishte siç thonë ata, nuk do t’ia kisha përtuar Kryeministrit, pa pritur të më mbronin të tjerët!

Dhe e treta, më e keqja në këtë mes, është në fakt se kolegët po bëjnë pikërisht atë prej së cilës janë vënë në radhë për të më mbrojtur: Cenimin e personit tim! Natyrisht unë nuk do t’ia përtoja as këtyre të fundit, siç nuk ia kisha përtuar as atij të parit! Por për këta të dytët, jo vetëm ndiej keqardhje profesionale, por s’dua as t’i ndihmoj për klikime të tjera rreth një absurditeti që, fatkeqësisht në këtë rast, u jep të drejtë politikanëve (Edi Ramës të parit) që nuk duan të na marrin seriozisht! Për një klik më shumë, për fat të keq, nuk po njohim më as njëri-tjetrin.

Edhe pjesëmarrja juaj në “Fresh voice” për shkak të pyetjeve të vështira, pati shumë jehonë në media. Ju pyetët kandidatët për kryetar të FRESSH-it për daljen nga partia të Ben Blushit, ndërsa ata po hyjnë në këtë organizëm politik. A ishin të përgatitura ato pyetje nga selia rozë?

Në asnjë mënyrë. Nëse ka një gjë që Majko dhe Spiropali na e përseritën vazhdimisht ishte: bëni pyetjet që doni. Asnjë lloj censure direkte apo indirekte nuk u ushtrua mbi ne për pjesëmarrjen në juri. As nuk do të ishte e mundur. Unë dhe tre kolegët e mi kemi një eksperiencë gati 20-vjeçare në gazetari. Personazhet politikë që janë ndeshur me ne në këto 20 vjet e dinë se kush jemi. Përderisa nuk ka kompromise në studiot tona, nuk ka as jashtë tyre.

Disa javë më parë pati po aq bujë edhe një emision që ju realizuat për problematikën e kultivimit të kanabisit ku u shfaqët me një degë kanabisi në dorë. Policia pas emisionit u sekuestroi degën, duke mbërritur në ambientet e televizionit. A është kjo një çështje e hapur?

Nuk kam dijeni për çështjen, por unë u jam vënë në dispozicion autoriteteve për çdo sqarim. Sigurisht, gjesti ishte simbolik dhe demonstrues, ndoshta edhe provokues ,siç e kanë interpretuar disa. Por kjo është puna jonë, të provokojmë për të tërhequr vëmendjen mbi disa tema që ne mendojmë se zgjidhjet e tyre janë me interes publik.

Një pyetje e fundit, e cila më tepër është një batutë: mos ishte ajo degë hashasi në dorën tuaj pak javë më parë, e cila frymëzoi Kryeministrin për të bërë atë paralelizëm me filmin për Eskobarin?

Edhe unë po iu përgjigjem me një batutë: duke pasur parasysh edhe dimensionin artistik të Ramës, krahas atij politik, edhe mund të ketë influencua

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *