.

Kthesë e papritur, Rey Manaj braktis Barcelonën, sulmuesi kuqezi përfundon në Angli

Në Spanjë ishin të sigurt se Rey Manaj do të qëndronte në La Liga, me Getafe që ishte e gatshme të paguante 2 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit kuqezi. Ndryshe nga se perceptohej, e ardhmja e Manaj merr një tjetër kthesë.

Në Spanjë dhe Angli flasin se sulmuesi i Barcelonës është pranë transferimit te Watford, skuadër që këtë sezon militon në Championship.

Manaj
E hëna ishte dita që Manaj duhet të paraqitej në grumbullim me Barcelonën por ish sulmuesi i Spezia ka munguar pasi është në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen me Watford, madje sipas mediave angleze zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.