.

Dramë në Greqi/ Prindërit shkojnë të hanë në restorant dhe lënë fëmijët në makinë, i gjejnë të… (VIDEO)

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së dielës në qendër të qytetit verior grek të Serres, kur protagonist janë bërë një çift bullgar të moshës 56 dhe 46 vjeç.

Ata kishin shkuar për të notuar në plazhet aty pranë dhe po ktheheshin në shtëpi, teksa mbyllën katër fëmijët e tyre të moshës nga dy deri në tetë vjeç brenda në automjetin e tyre, duke shkuar që të hanë diçka në restorant.

Kalimtarët, duke parë fëmijët në makinë kanë tentuar t’i zgjojnë duke trokitur në xhama, por ata nuk kanë reaguar pasi kishin humbur vetëdijen prej mungesës së ajrit dhe qëndrimit në një hapësirë të vogël nën temperatura të larta.

Për pasojë qytetarët kanë lajmëruar policinë dhe ata kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit nga dera e pasagjerit për të nxjerrë fëmijët pa ndjenja.

Fillimisht atyre iu shërbye ujë dhe ju dha ndihma e parë, ndërsa kur erdhën prindërit e tyre, të cilët nuk kishin pamje nga dyqani ku po hanin në drejtim të vendit ku kishin parkuar makinën, thanë se për shkak se fëmijët i kishte zënë gjumi, ata shkuan të hanin shpejt dhe do të ktheheshin për të vazhduar udhëtimin.

Informacione të sigurta nga ERT Serres bëjnë me dije se fëmijët kanë qëndruar me xhama të mbyllur në makinë për rreth njëzet minuta, ndërsa prindërit e tyre janë arrestuar për ekspozim ndaj rrezikut.