.

Berisha “non grata”/ Belind Këlliçi në Open: Më kanë thirrur disa herë në Ambasadën Amerikane

Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa në axhendë është edhe shkarkimi i kryetarit të partisë.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ka dalë hapur në mbështetje t ëish-kryeministrit pranoi në emisionion OPEN në Top Channel se është thirrur disa herë në ambasadën amerikane, por nuk i janë vendosur kushte.

“Kam qenë disa herë në ambasadën amerikane. Kam qenë në kontakte të shpeshta dhe vijoj t’i kem kontaktet me ambasadën amerikane. Por askush nuk më ka vënë kushte, apo presionuar.Askush nuk është kundër zbatimit të statutit dhe mbledhjes së organizmave të partisë në mënyrë zyrtare.

Basha ka thënë se nuk lejoj një Kuvend që merret me vendimin e SHBA, ndërkohë që ka futur në axhëndë një Kuvend ku do merret me vendimin e SHBA”, tha Këlliçi.