.

Vrasja e bankierit italian nga dy vëllezërit shqiptarë! Autopsia: Plumbat që mori në mushkëri e zemër ishin fatale

 

Autoritetet italiane kanë kryer autopsinë e trupit të Giovanni Caramuscio, ish-menaxheri i bankës së Monteronit, i cili u qëllua për vdekje teksa po tërhiqte paratë nga një ATM.

Ekzaminimi konfirmoi se dy plumba, të cilat e prekën viktimën në gjok ishin fatale për të, pasi i goditën zemrën dhe mushkritë. Plumbi i nxjerrë nga mjeko Alberto Tortorella i është dorëzuar forcave të Policisë për të përcaktuar edhe nga cila armë ka dalë.

Kujtojmë Paulin Meçaj së bashku me vëllanë vranë ish-bankierin italian në pension, teksa po bënte një tërheqje nga një ATM.

Shqiptarët të maskuar me maskë anti-covid e monitoruan të moshuarin në Leçe dhe në momentin që po tërhiqte shumën e sulmuan duke e qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.