.

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës, autoritetet apel qeverisë për ndihmë, kërcënohen shtepitë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët që shpërthyen mbrëmjen e sotme në pjesën lindore të ishullit.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara./