.

Ujë në vend të vaksinës/ Mashtrohen mbi 800 qytetarë, paguan deri në 100 euro për një dozë

Një tjetër rast mashtrimi me vaksinat është zbuluar në Ugandë. Mbi 800 persona raportohet se kanë marrë vaksina false kundër covid, ndërsa në mashtrim rezulton se janë përfshirë mjekë dhe punonjës shëndetësorë.

Qytetarët u mashtruan në maj dhe qershor, ku në vend të vaksinës, moren injeksione me ujë.

 

Një zyrtar i lartë tha se ata që u mashtruan nuk duhet të shqetësoheshin pasi dozat nuk përmbanin asgjë të rrezikshme.

“Disa individë të paskrupullt me ??synime për të bërë para, mashtruan qytetarët” i tha AFP Dr Warren Naamara.

“Ne kemi arrestuar dy punonjës mjekësorë, ndërsa një mjek është në arrati.”

Sipas mediave, qytetarët e mashtruar paguan nga 20-100 euro për vaksinat me ujë./Gazetashqip